Ëmbëlsirat mund të përgatiten në të gjitha format dhe madhësitë. Dhe këtë gjë e bën më së miri Ben Culleni i cili fitoi titullin e mbretit të ëmbëlsirave duke bërë modelet më të guximshme dhe ekstreme të tortave. Nuk ka një objekt në këtë botë që ai nuk mund ta rikrijojë në formë torte. Ka bërë një tortë në formën e këpucës , në formën filetos së pulës dhe madje edhe në formën e një telefoni. Nuk ka asnjë kufizim për imagjinatën dhe aftësinë e Benit.

Në foto ju shihni 4 mollë, por vetëm njëra prej tyre është ëmbëlsirë. Cila mendoni se është?

Nëse nuk e gjeni dot, përgjigjen e keni më poshtë. /tvklan.al