Ekipi mjekësor që u kujdes për ikonën e futbollit deri kur ai u nda nga jeta akuzohet për vrasje

Tetë njerëz të cilët u përkujdesën për legjendën e futbollit Diego Armando Maradona do të dalin përpara gjykatës pasi akuzohen për vrasje. Gjykatësi vendosi të ngrinte akuzën, pas një hetimi të nisur në nëntor të 2020 pas vdekjes së argjentinasit për shkak të një sulmi kardiak.

Në një dokument prej 236 faqesh, gjykatësi vuri në dyshim trajtimin e bërë nga secili prej të akuzuarve, që soli më pas edhe vdekjen e Maradonës. Në bazë të vendimit, të tetë personat, përfshirë doktorët, infermieret dhe psikologu që u kujdes për Maradonën gjatë momentit kur ai vdiq, akuzohen për vrasje.

Një bord mjekësor i ngritur për të hetuar vdekjes e ikonës së futbollit që përfundoi në 2021, arriti në përfundimin se ekipi mjekësor veproi në mënyrë të papështatshme dhe të papërgjegjshme. Maradona konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Klan News