Tetori i Letërsisë në Tiranë

Tetori i Letërsisë në Tiranë

16:36 11/10/2019

Preç Zogaj sjell për publikun poezitë e lirit “In Love”

“Tetori i Letërsisë”, bëri bashkë edhe këtë vit lexues dhe shkrimtarë. Mbrëmja e të enjtes ishte ajo e shkrimtarit dhe poetit Preç Zogaj. Disa prej poezive të librit “In Love” u interpretuan për adhuruesit e tij nga aktorja Ola Harizaj.

I njohur për reçensionet e shumë veprave të huaja, Zogaj mbetet kritik edhe me veten. Pranon se u rikthehet për t’i punuar shumë poezive të tij.

 “Kur gjej libra me poezi shumë herë mendoj që mund t’i kisha shkruar ndryshe dhe i shkruaj ndryshe. Më ndodh që 4-5 tituj i rimarr, i përmiresoj dhe i botoj në librin e fundit”, tha Zogaj.

Kritikat sot i ka më shumë për vargje që qarkullojnë nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Vë re që ka shume banalitet në rrjetet sociale, me vargje që të prezantohen si poezi, ajo nuk ju shërben. Poezia duhet t’ju prekë. Po nuk pati dritën e artit nuk është e tillë. Duhet t’i referoheni një poezie artistike”, u shpreh Preç Zogaj.  

Muaji Tetor është cilësuar nga Ministria e Kulturës si muaji i Letërsisë, me synimin për të orientuar shoqërinë drejt kulturës së të lexuarit.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi