Tetovë: Rritje e lehtë e infektimeve të reja



Tetovë: Rritje e lehtë e infektimeve të reja

18:52 28/02/2021

Në Tetovë, pas rënies, sërish ka filluar të rritet numri I të prekurve me COVID-19. Autoritetet shëndetësore thonë se janë gati që procesi I vaksinimit të zhvillohet edhe në Tetovë, por kjo do të varet nga numri I vaksinave.

Në Tetovë, përmes aplikimit online, interesim për t`u vaksinuar kanë paraqitur mbi 63 mijë qytetarë. Mjeku Gzim Nuredini thotë se për momentin vaksinimi po realizohet në Shkup, por beson se së shpejti do të fillojë edhe në Tetovë.

“Tani e dijmë se krejt fokusi është tek vaksinat, ka pasur edhe probleme administrative, tani edhe prej Shëndetit Publik por edhe prej punktit në Shkup vendosën që tash që është numri I vogël nuk do të këtë ndonjë problem të fillojmë me Shkupin me siguri në të ardhmen do të na japin kahje që edhe ne këtu të fillojmë që nuk besoj të jetë ndonjë problem, në shtetet tjera kanë filluar edhe nëpër barnatore i japin”.

Mjeku Nuredini beson se së shpejti do të jetë gati edhe covid-spitali mobil në Tetovë, kjo për shkak se, kohëve të fundit shënohet rritje e infektimeve të reja në këtë rajon.

“Spitali modular ka disa pjesë që janë kah fundi, dhe ne tani nga shkaku që ra numri nuk kemi bërë presion situatës ashtu që mendoj se ajo do të jetë gati shumë shpejt”.

Ndryshe, në Tetovë dhe Komunat përreth raportohet për mbi 5.400 raste me COVID-19, prej të cilëve mbi 270 janë aktive. Në Klinikën Infektive të Tetovës ka të shtruar 22 pacientë.

Klan Macedonia







Të ngjashme