Partizani thyhet nga Skënderbeu i vendit të fundit

Më një 11-metërsh të fituar me dinakëri dhe shumë polemika, Teuta arriti Vllazninë me pikë në renditje. Në Ballsh, durrsakët siguruan një barazim. Ishte mesi i pjesës së parë kur në zhvillimet e një goditjeje nga këndi në zonën e Bylisit, Renato Arapi rrëzohet në zonë duke pretenduar 11-metërsh për të cilin arbitri nuk hezitoi ta akordonte.

Ishte Dejvi Bregu që çoi topin në rrjetë. Nuk zgjati shumë dhe ballshiotët në kundërsulm barazuan. Amos Anthony është autor i golit.

Partizani zbriti në vendin e katërt të renditjes pas humbjes me Skënderbeun. Korçarët e vendit të fundit morën fitoren e parë pas 10 ndeshjesh. Jean Victor Gonçalves shënoi në mesin e pjesës së dytë.

Kjo fitore e ngjit Skënderbeun në vendin e 9 por sërish në zonën e rënies nga kategoria, ndërsa për Partizanin është një goditje e rëndë në garën për titullin kampion.

Tirana mari fitoren e tretë radhazi. Bardheblutë fituan 2-1 jashtë fushe përballjen me Kastriotin. Skuadra e Orges Shehit mori avantazhin në minutën e 20. Neziri preku një top me dorë në zonë dhe arbitri akordoi 11-metërsh.

Taulant Seferi goditi i saktë nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë Hoxhallari shënoi një perlë të vërtetë në minutën e 59’, duke dërguar topin në cepin e portës krutane në një goditje dënimi. Reagimi i Kastriotit erdhi dhe në minutën e 67’, kur shkurtoi diferencën me David. Deri në fund të ndeshjes, Tirana administroi mirë rezultatin.

Tv Klan