Java e tretë e Superligës zhvilloi të shtunën dy ndeshjet e para. Teuta dhe Dinamo barazuan 0 – 0 në takimin e luajtur në Rrogozhinë.

Pavarësisht lojës së fortë nuk pati gola. Kastrioti mori pikën e parë në këtë sezon pas barazimit 1 – 1 me Tiranën në Kamëz.

Krutanët realizuan në fundin e pjesës së parë me 11-metërsh me shënues Karakaçin, ndërsa bardheblutë i shpëtoi nga humbja Seferi në fillimin e së dytës.

Tv Klan