Teuta e Gugash Maganit e nisi kampionatin me dy fitore, ndaj Luftëtarit në shtëpi dhe Vllaznisë në transfertë. Ekipi durrsak befasoi, duke u ngjitur në krye të renditjes, por këtë sezon duket se kundërshtarët janë forcuar të gjithë dhe Superliga do të jetë  tepër e vështirë. 

Gugash Magani (Trajner i Teutës)               

“E kemi nisur mbarë dhe të shikojmë sa do të vazhdojmë. Ndeshjet bëhen më të vështira dhe kur je në vendet e para ekipet e tjera të shikojnë ndryshe”.

Sezonin e kaluar Teuta luftoi për mbijetesë, ndërsa tani synimet janë të qarta për trajnerin Gugash Magani, i cili kërkon të kthejë skuadrën në aktivitetet ndërkombëtare.

Gugash Magani (Trajner i Teutës)

“Në kampionat synojmë të kualifikohemi për kupat e Europës, por kërkojmë të shkojmë edhe në finalen e Kupës dhe aty të fitojë më i miri”.

Teuta do të luajë me Flamurtarin të dielën në Durrës, një kundërshtar i ndryshuar në përbërje nga ai sezonit të kaluar.

Tv Klan