Nga triumfi në superkupë dhe ecuria europiane, durrsaket mbushin arkat

Fitimi i Superkupës së Shqipërisë ishte qershia mbi tortë e një vere fenomenale për Teutën. Skuadra durrsake e nisi me fitimin e Kupës sezonin e shkuar, për të kulmuar më pas me ngritjen lart të Superkupës dhe në fund titullin në Kategorinë Superiore, që ishte edhe hera e dytë që e fitonte. E gjitha në periudhën e festimeve të 100 viteve klub për skuadrën durrsake.

Edhe ecuria në Europë ishte fantastike, ku pasi u eliminua nga raundet eliminatore të Champions League luajti në Conference League, ku shkoi deri në turin e tretë. Kjo i solli fitime të majme në arkat e klubit të Teutës, që vetëm nga bonuset e UEFA-s përfitoi rreth 1.5 milionë Euro.

Shtuar këtu edhe ndonjë shifër e marrë nga shitja e të drejtave televizive, por dhe shitja e biletave, edhe pse durrsakët deri më tani kanë luajtur vetëm tre sfida në “Niko Dovana” me prezencë të 30% të kapacitetit të tifozëve.

Klan News