Ekipi durrsak mund 2-0 në finale Tiranën

Teuta fitoi Kupën e Shqipërisë pas 15 vitesh. Një sukses 2-0 durrsakëve në finalen me Tiranën që u zhvillua në të dielën në Air Albania Stadium, pa praninë e tifozëve.

Lojtarët e Teutës u treguan më saktë edhe pse ata të Tiranës patën mundësitë e tyre të shënimit.

Rustem Hoxha kaloi në avantazh ekipin e Edi Martinit pas vetëm 2 minutave lojë. Futbollistët e Tiranës nuk i shfrytëzuan rastet e paraqitura dhe në të 78’, Lorenco Vila realizoi golin e dytë për të sjellë festën e Teutës.

Triumfi për herë të katërt në Kupën e Shqipërisë vjen në 100 vjetorin e themelimit për klubin durrsak. Trofeu i jep të drejtën Teutës të marrë pjesë në kualifikueset e Europa League.

Tv Klan