Meshkujt e basketbollit fitojnë derbin me Goga, trofeu i parë për këtë sezon

Teuta është fituesja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Skuadra e drejtuar nga Nikola Milatoviç mposhti 90-84 Goga Basket në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.

Teuta dominoi totalisht ndaj kundërshtarit, duke zhvilluar një lojë të shkëlqyer duke kryesuar thuajse gjatë gjithë sfidës. Një derbi durrsak mjaft i bukur, i hapur dhe me rivalitet deri në sekondën e fundit, teksa të dy ekipet synuan fitimin e trofeut të parë sezonal.

Ndeshja gjatë gjithë kohës ishte e hapur, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri pa u shkëputur dot, duke e lënë të hapur emrin e fituesit.

Vetëm, në 30 sekondat e fundit të ndeshjes Teuta arrin të shkëputet, teksa përfiton nga disa gabime të Gogës, që nxitohet, duke u shkëputur dhe fiton 90-84, duke nisur kështu festën pikërisht në shtëpinë e rivalëve të tyre. Teuta fiton kështu trofeun e parë sezonal dhe të katërtin në historinë e klubit.

Klan News