Teuta fitoi me përmbysje ndaj Kukësit me rezultatin 2 – 1 në sfidën e luajtur të premten në Durrës. Fillimisht shënuan miqtë me Rexhinaldon në pjesën e parë, por Progni dhe më pas Arapi kthyen gjithçka në të dytën.

Në minutat e fundit Hidi priti një penallti, duke ruajtur avantazhin e durrsakëve që e çojnë 15 ndeshje radhazi pathyeshmërinë në kampionat.

Me këtë rezultat Teuta ngjitet në vendin e dytë, ndërsa Kukësi zbret në tretin. Java e 22 e Superligës do të zhvillojë ndeshjet e tjera të dielën.

Tv Klan