Vllaznia i gëzohet rikthimit në Europë

Teuta do të nisë përpjekjet europiane në kualifikueset e Champions League. Ndeshja e parë do të jetë këtë të mërkurë në Niko Dovana me Sherifin e Tiraspolit. Durrsakët janë përgatitur për të marrë maksimumin duke përfituar nga faktori fushë

 “Pavarësisht se nuk jemi më të favorizuar do kërkojmë të arrijmë më të mirën. Tashmë janë dy takime. Duhet të përformojmë shumë mirë në ndeshjen e parë, të arrijmë rezultat pozitiv nesër”.

Në sezonin e Superligës që lamë pas, Vllaznia meritonte të merrte më shumë. Shkodranët do të udhëtojnë drejt Bosnjës për t’u përballur me Siroki Brijeg në kompeticionin e ri për klubet europiane Conference League

“Vllaznia e meritoi rikthimin në Kupat e Europës. Nuk duhet vetëm ta shijojmë këtë situatë ku ndodhemi, duhet të jemi shumë studiues dhe shumë të kujdesshëm, në mënyrë që të fitojmë. Do të jetë më shumë duel sportiv sesa taktik. Duhet të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarit. Do jetë ndeshje e balancuar, nuk i jap avantazh askujt”.

Ndeshjet e Conference League do të luhen të Enjten.

Tv Klan