Teuta i ka dhënë fund aventurës në UEFA Champions League që në raundin e parë. Skuadra durrsake është mposhtur dhe në takimin e dytë nga Sherifi i Tiraspolit, duke u eliminuar nga turneu më i rëndësishëm i futbollit Europian.

Kampionët e vendit e nisën në disavantazh të një goli ndaj moldavëve, pasi Traore kaloi në avantazh Sherifin pas 6 minutash lojë.

Një gol që mbeti në fuqi deri në fund të sfidës, me Sherifin e Tiraspolit që kalon më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Gjithsesi, Teuta nuk largohet nga Europa, pasi do e vijojë rrugëtimin në turet kualifikuese të Konferencë Ligë, teksa do sfidojë andorianët e Inter Kllab D’Eskaldes.

Klan News