Laçi mund me përmbysje Skënderbeun

Teuta barazoi 1 – 1 me Tiranën të shtunën në Durrës. Një ndeshje që u vendos në çastet e fundit.

Fillimisht shënuan bardheblutë me Ngoo në rastin e parë të paraqitur. Tirana mbeti me një futbollist më pak prej minutën së 76’, pasi Hoxhallari mori të verdhin e dytë.

Kjo u shfrytëzua nga skuadra durrsake që realizoi me Hoxhën në kohën shtesë. Tirana e mbylli me 9 lojtarë sfidën, pasi të verdhin e dytë e mori edhe Torassa, që sjell probleme për trajnerin Ahmataj për ndeshjen e ardhshme. Laçi fitoi me përmbysje 4 – 1 me Skënderbeun në Korçë. Vendasit, edhe pse shënuan që në minutat e parë, nuk arritën ta mbronin deri në fund avantazhin, pasi kurbinasit e kthyen në favor të tyre.

Nabueze realizoi 2 gola për Laçin, duke shkuar në kuotën 11 në kampionat dhe kryeson renditjen. Të dielën Partizani do të presë Luftëtarin, ndërsa Kukësi do të luajë me Flamurtarin e vendit të fundit. Java e 11 e Superligës përfundon të hënën me takimin Vllaznia – Bylis.

Tv Klan