Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar

Pas humbjes me Tiranën pak ditë më parë Teuta rikthehet te fitorja. Durrsakët mundën Kukësin 2-0 dhe janë në krye të renditjes me një pikë më shumë se partizani i vendit të dytë. Skuadra e Edi Martinit gjeti golin që në minutën e 11, me autor Blerim Krasniqi.

Në mesin e pjesës së parë portieri i Kukësit ndali dy gola të sigurtë të durrsakëve.Goli i dytë i Teutës erdhi në minutën e 67′ me anë të mbrojtësit Rustem Hoxha. Nuk ka fitues në ndeshjen Laçi-Partizani. Takimi përfundoi 2-2. Ishte e Cinari që hapi serinë e golave që në minutën e 8 që gjithnjë shpik nga hiçi goditje për gol. 10 minuta më pas barazojnë kurbinasit me

Mustën. Mbyllet pjesa e parë dhe rihapet një histori e hidhur e futbollit shqiptar. Trajneri i portierëve të partizanit Ilir Bozhiqi u godit me mjete të forta, mendohet me një shishe. Ky është ndoshta rasati i parë i dhunës së tifozëve ndaj ekipeve kundërshtare.

Me fillimin e së dytës pikërisht në minutën e 57, Marku kaloi Laçin në avantazh që vazhdoi deri në minutën e 81. Jasir Asani tërhoqi disa mbrojtës dhe shërbeu për Stenio Junior, që nuk gaboi duke siguruar golin e barazimit. Tirana fitoi derbin e Shqipërisë me një gol të vetëm të shënuar nga kapiteni Batha në minutën e 73.  

Në minutën e 80 ndeshja u ndërpre pasi ambulanca e vetme që ishte në stadium dërgoi në spital dy futbollistë Halilin e Tiranës dhe Da Silvën e Vllaznisë pasi më parë ishin zëvendësuar për shkak dëmtimi gjatë ndeshjes. Takimi u ndërpre për afro 16 minuta për të rifilluar sërish por pa ndryshuar rezultatin.

Apolonia e vendit të fundit fitoi 2-1 me Kastriotin në stadiumin Loni Papuciu të Fierit me dy gola të Gjatës. Edhe Skënderbeu fitoi në fushën e vet me rezultatin 2-1. Vangjelin dhe Berisha janë autorët e golave.

Tv Klan