Kampionët e Shqipërisë largohen nga Andorra me kokën lart, pasi përmbysën rivalët e Inter Escaldes në transfertë me rezultatin 2-3, pas turpit që përjetuan në Durrës në takimin e parë ku u mundën 0-2.

“Djemtë e detit” e mbyllën kohën e rregullt me rezultatin 2-0. Ishte Sebino Plaku që në minutën e 25 u solli shpresën durrsakëve duke shënuar golin e parë dhe pastaj në minutën e 80 golin e dytë.

Rezultati i ndeshjes së sotme

Vendasit tentuan të reagonin, por e patën të pamundur. Teuta gjeti golin e tretë në kohën shtesë të pjesës së parë shtesë, ku nga pika e bardhë e 11 metërshit realizoi Kallaku.

Presioni ka qenë te kampionët e Shqipërisë, të cilët u kritikuan për paraqitjen e tyre dhe humbjen e sikletshme që pësuan në “Niko Dovana”. Por në takimin e dytë, në fushë u pa një tjetër skuadër, që risolli nderin në vend dhe që e mban Teutën në garë.

Rivali i radhës i “Djemve të detit” do të jetë skuadra irlandeze e Shamrok Rovers. Sfida e parë do të luhet më 5 gusht në transfertë.

Klan News