Josa: Duhet të shohim aspektin psikologjik për t’u kthyer

Superliga ka ardhur në një moment kur asnjë nga skuadrat nuk e ka luksin të pretendojë barazimin nga ndershjet e javës së 21. Vetë renditja e ekipeve e bën të dëtyrueshmë fitoren për të gjitha. Teuta – Kukësi do të jetë takimi i parë.

Durrsakët janë mbyllur në heshtje shtypi. Me sa duket mbajtja e skuadrës të izoluar, sjell edhe përqëndrim më të madh në ndeshje që tashmë janë kthyer të gjitha të rëndësishme.

Edhe në kampion e Kukësit duhet qetësi. Faktori psikologjik është ai që do të sjellë rezultatet pasi cilësia e lojtarëve nuk vihet në diskutim

“Duhet të shohim anën psikologjike për t’u rimëkëmbur. Që ne të jemi në nivelet e ekipieve sipër është si do përmirësohemi. E shof nga rezultatet dhe të bëjmë sa më pak gabime”.

Kukësi do të përballet sërish me Teutën në çerekfinalet e Kupës. Vetëm një takim për të kaluar në gjysmëfinale. Tek Kukësi kanë luftë në dy fronte

“Kukësi i ka të dy trofetë si objektiv çdo sezon. Ne shkojmë për të dyja. Jemi të përqëndruar në kampionat”.

Teuta ka 36 pikë në renditje dhe gjendet në vendin e 4, ndërsa Kukësi ndjek në të 5 me 29 pikë.

Tv Klan