Tirana-Kukësi mund të vendosë titullin

Te Teuta po mendojnë që të mbërrijnë në kupat e Europës dhe kampionati është rruga kryesore që po ndjekin. Sfida e radhës ku synojnë fitoren është ajo me Skënderbeun të hënën në Durrës. Trajneri Edi Martini thotë se futbollistët po japin maksimumin për të arritur objektivin.

“Ata e kanë kuptuar se cili është objektivi i ekipi. Duam të shkojmë te kupat e Europës”.

Vlerë të madhe ka përballja Tirana-Kukësi që mund të vendosë titullin kampion. Për Orges Shehin kjo përballje është tepër e rëndësishme dhe cilëson si trenin e fundit për të arritur objektivat.

Kukësit i mungon shënuesi më i mirë i kampionatit Vasil Shkurtaj. Për Tiranën nuk do të jenë Idriz Batha dhe Albi Doka, të cilët kanë mbushur numrin e kartonëve të verdhë. Java e 32 e Superligës nis sot me takimet Luftëtari-Vllaznia dhe Laçi-Flamurtari.

Tv Klan