Teuta ka siguruar matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Durrsakët fituan minimalisht Tiranën, për t’i ngjitur në vendin e gjashtë në renditje me 41 pikë.

Humbje e hidhur për kryeqytetasit, që janë me një këmbë në Kategorinë e Parë. Tirana renditet në vendin e nëntë me 36 pikë, ndërsa ndeshjen e fundit e luan ndaj Dinamos.

Bardhebluve u nevojiten kombinime rezultatesh, për të qëndruar në Superligë. Në të njëjtën situatë dhe kuotë pikësh ndodhet edhe Laçi i vendit të fundit. Kurbinasit fituan minimalisht ndaj Dinamos, por fatin e tyre do e mësojnë në javën e fundit.

Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Egnatias kryesuese. Korçarët mbajnë vendin e tetë me 38 pikë, 1 më pak se Bylis i vendit të shtatë, me të cilët përballen në javën e fundit. Ballshiotët bënë surprizën ndaj Partizanit në shtëpi, duke fituar 1-0.


RENDITJA:

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al