Trofeu erdhi pas tërmetit dhe pandemisë së Covid-19

Një kupë për 100 vjetorin e themelimit dhe pas një periudhe të vështirë që kaloi Durrësi. Te Teuta i gëzohen këtij trofeu të marrë në finalen e fituar 2 – 0 me Tiranën pas tërmetit dhe pandemisë së Covid-19.

“Djemtë ishin të karikuar për këtë ndeshje. Dëshironin t’ia bënin këtë dhuratës vetes së tyre dhe qytetit. Jam i lumtur për ta dhe për veten”, shprehet Edi Martin, trajner i Teutës.

“Ishte një vështirësi e madhe prej tërmetit dhe pandemisë dhe lojtarët tanë ia dhanë këtë dhuratë qytetit”, deklaroi Edmond Hasanbelliu, President i Teutës.

Kjo ishte hera e katërt që Teuta triumfonte në Kupën e Shqipërisë dhe një rikthim te ky trofe pas 15 vitesh. Për trajnerin e Tiranës, Emanuel Egbo mund të ishte një rezultat tjetër, pasi mundësitë e shënimit nuk munguan.

“Arritëm të krijonim raste nuk ishim  në ditën më të mrë, por ti kishim shfrytëzuar rezultati do të ishte ndryshe”, tha Emanuel Egbo, Trajner i Tiranës.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është i kënaqur që sezoni u vendos në fushën e lojës.

Fakti kryesor i këtij kampionati është që e përfunduam dhe nuk e lamë bosh siç mund ti ketë ndodhur ndonjë shteti tjetër”.

Tv Klan