Teuta bëri historinë duke mbërritur në finalen e Ligës Ballkanike që në pjesëmarrjen e parë. Ekipi i basketbollit të meshkujve që tani drejtohet nga Afrim Bilali mundi bullgarët e Beroes në gjysmëfinale me rezultatin 80 – 68 të shtunënnë sallën “Feti Borova”.

Shkëputja e Teutës nisi në çerekun e dytë. CJ Willson dhe Endrit Hysenagolli ishin më të mirët në fushë, pasi shënuan përkatësisht 20 dhe 15 pikë. Teuta do të diskutojë trofeun me skuadrën nga Maqedonia e Veriut, Blokotehna në finalen që do të zhvillohet sot në orën 19:00 në Tiranë, ku po mbahet faza finale. Për secilin ekip do të ishte hera e parë që do të shpallej kampion Ballkani.

Tv Klan