Brdaric: Vllaznia e meriton rikthimin

Teuta i ka dhënë fund përgatitjeve për përballjen e kësaj të mërkure në UEFA Champions League përballë Sherifit të Tiraspolit. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini do e ketë grupin e plotë për duelin e raundit të parë ndaj moldavëve.

Në konferencën për shtyp, tekniku shkodran pranoi forcën e rivalëve, gjithsesi ka besim se nëse lojtarët do japin maksimumin do marrin një rezultat pozitiv. Martini shpreson te talenti i futbollistit të huazuar nga Tirana, Taulant Seferi.

Ndërkohë, Vllaznia sfidon të enjten boshnjakët e Siroki Brijeg, në takimin debutues në Konferencë Ligë, turneun më të ri të UEFA-s.

“Vllaznia e meritoi rikthimin në Kupat e Europës, pasi kemi punuar shumë. Tani jemi rikthyer në kualifikuese. Nuk duhet vetëm ta shijojmë këtë situatë ku ndodhemi, duhet të jemi shumë studiozë dhe shumë të kujdesshëm, në mënyrë që të fitojmë”, është shprehur Thomas Brdaric.

Në Konferencë Ligë luajnë edhe dy skuadrat tjera të Superligës, Partizani e Laçi.

Klan News