Teuta triumfoi 2-0 ndaj Dinamos, në duelin e javës së shtatë në Abissnet Superiore.
Durrsakët vazhdojnë marshimin në krye, ndërsa kryeqytetasit pësojnë disfatën e dytë radhazi.
Në minutën e 31-të, ishte Pedro ai që zhbllokoi takimin në minutën e 31-të. Fraksioni i parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Arifi vulosi takimin me golin e dytë.
Dinamo tentoi të reagonte, por ishte e pafuqishme, përballë mbrojtjes bregdetare.
Me këtë sukses, Teuta mbetet në krye të renditjes me 19 pikë të grumbulluara në shtatë javët e para, pas gjashtë fitoreve dhe një barazimi.
Dinamo, me humbjen e dytë radhazi, mban vendin e tretë me 12 pikë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
