Të dy trajnerët e shikojnë si një sfidë shumë të rëndësishme

Teuta – Partizani është një ndeshje që vendos shumë për titullin dhe këtë e pranojnë vetë trajnerët. Diferenca mes tyre është 3 pikë dhe fitorja e durrsakëve të hënën do t’i bënte që të ishin një hap nga trofeu i kampionit në Superligë, ndërsa suksesi i Partizanit do të mbante garën të hapur.

“Jemi në një pikë që ne duhet të bëjmë çmosin që ta mbyllim kampionatin që këtë javë, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme“, shprehet Martini.

“Është ndeshje ku luhet gjithçka sepse nëse duam t’i kemi gjërat në dorën tonë, është treni i fundit”, thotë Daja.

Tirana do të presë Laçin që e shikon një rival direkt.

“Një skuadër shumë e fortë dhe në këto momente janë rivali ynë për një vend në Europë“, tregon Shehi.

Vllaznia do të luajë me Kastriotin. Shkodranët kërkojnë Europën, ndërsa krutanët të sigurojnë pikët për mbijetesë. Trajneri i Vllaznisë, Thomas Bradric mendon se ekipi i tij e ka vetë fatin në dorë.

Mendoj se është një ndjesi e mirë që e kemi gjithçka në duart tona. E dimë se me përqendrim maksimal dhe të gjithë ekipin së bashku, do të jemi të aftë të arrijmë qëllimin final“, thotë Bradric.

Mbijetesën kërkon edhe Skënderbeu dhe kundërshtari i radhës është Apolonia e rënë një kategori më poshtë. Trajneri i korçarëve, Migen Memelli beson tek ekipi, duke parë ndeshjet e fundit.

Ndeshjet e kaluara na japin besim“, shprehet Memelli.

Java e 34 plotësohet me takimin Kukësi – Bylis. Mallakastriotët janë më të interesuar te fitorja për shkak se janë në zonën e rënies, ndërsa skuadra e Josës është jashtë çdo synimi.

Tv Klan