Teuta – Partizani sfida më e fortë e Superligës



Teuta – Partizani sfida më e fortë e Superligës

20:32 24/01/2021

Tirana kërkon të lërë pas humbjen në derbi

Teuta-Partizani është ndeshja më e rëndësishme e javës së 16 të Superligës. Me gjasë kjo përballje do të përcaktojë edhe skuadrën që do të rivalizojë Vllazninë për kreun por për trajnerin Edi Martini në garë për titull janë 5 skuadra.

“Derbi të jep moral por edhe të lodh. Unë isha në stadium dhe e pashë ndeshjen dhe beson se ana fizike e Partizanit është shumë më e dobët se e jona. Pavarësisht shkëputjes së Vllaznisë ne jemi në ndjekje janë 63 pikë në lojë, duhet të bëjmë lojën tonë, janë 5 ekipe në garë për titull njëra do dalë kampion”.

Ndryshe e mendon trajneri Ilir Daja. Ai thotë se skuadra e tij e ka kaluar euforinë në derbi pikërisht për shkak të përballjes me durrsakët.

“Nuk ka vend për eufori sepse Teutë është në të njëjtin pozicion që jemi dhe ne. Është një ekip që vjen pas 2 fitoresh, ka mbrojtjen më të mirë në kampionat, qoftë për golat e pësuara, qoftë për kolonën e humbjeve. Derbi ka mbaruar, na pret një transfertë goxha e vështirë në Durrës. Ata janë të fortë në fushën e tyre”.

Edhe tek Tirana e kanë lënë pas shijen e hidhur të humbjes në derbi.

“Laçi është një ekip shumë i fortë, ka vite në Superiore janë gjithmonë më shumë konkurrues dhe të hapin vështirësi. Sivjet janë përforcuar shumë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund t’ia dalim”.

Teuta-Partizani dhe Tirana–Laçi janë dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të.

Tv Klan






Të ngjashme