Të dyja skuadrat kërkojnë pikë

Mes Luftëtarit dhe Teutës duket si një sfidë e pabarabartë. Gjirokastritët luajnë për mbijetesë, ndërsa durrsakët duan vendet e para në renditje. Luftëtari luan në shtëpi dhe është organizuar që të marrë pikë në këtë ndeshje.

“Meqë nuk ia arritëm me Partizanin, ndaj Teutës do të luajmë për të marrë pikë. Kemi punuar gjithë javën në këtë drejtim. Besoj që do të marrim rezultat. Presion kemi në çdo ndeshje, këtë e tregojnë edhe pikët që kemi në rendijte. Teuta ka lojtarë me eksperiencë, por ne i kemi të gjitha mundësitë të marrim pikë”, thotë trajneri i Luftëtarit, Giorgios Marantas.

Ndërsa trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi e di se në transfertë dhe përballë një ekipi që është në vështirësi, ndeshja nuk do të jetë e lehtë.

“Skuadrat e vogla ta bëjnë të vështirë, shpresoj të arrijmë atë që kërkojmë. Për ne do të jetë si një finale sepse do na mbajë në ritëm”, shprehet trajneri Shkëmbi.

Takimi tjetër i së shtunës është Bylis–Skënderbeu. Ballshiotët do të tentojnë sërish fitoren, ashtu si në fazën e parë për të qëndruar në krye të renditjes.

Tv Klan