Teuta është një hap larg finaleve të Ligës Ballkanike në basketboll. Ekipi durrsak fitoi derbin shqiptar me Bashkimin në Prizren me rezultatin 101 – 83. Ky sukses forcon pozitat e Teutës që është shumë pranë finaleve të turneut që mbledh ekipet nga rajoni i Ballkanit. Teuta shkoi në pushim në avantazh prej 8 pikësh. Në gjysmën tjetër të përballjes durrsakët e thelluan më tej duke e mbyllur me 18 pikë më shumë se Bashkimi i Prizrenit.

Amerikani Wilson ishte më rezultativi për Teutën me 23 pikë të realizuara. Kjo është fitorja e gjashtë në 9 ndeshje të Ligës Ballkanike që e ngjisin përkohësisht në krye të grupit. Takimi i radhës do të jetë ndaj Kozuv të Maqedonisë më 22 janar në Durrës.

Tv Klan