Pa gola në Skënderbeu- Tirana dhe Laçi-Vllaznia

Teuta fiton 2-0 në fushën e Apolonisë dhe rimarr kreun e klasifikimit më 2 pikë më shumë se Vllaznia ndjekëse. Skuadra e Edi Martinit bëri detyrën edhe jashtë fushe duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Lorenco Vila gjeti golin e avantazhit që në minutën e 20, dhe Teuta dominoi në të gjithë pjesën e parë. Me fillimin e së dytës Dejvi Bregu vendosi rezultatin 2-0 që mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Vllaznia dhe Laçi ndanë nga një pikë në barazimin pa gola. shkodranët ruajnë vendin e dytë në renditje ndërsa Laçi në të tretin.

Më herët Skënderbeu ndali Tiranën, ish-skuadra e tij, i mori Orges Shehit barazimin në Korçë, pa gola, rezultati i vlen më shumë ekipit të Migen Memellit në tentativën për të qëndruar në superiore. Ndërsa për Tiranën, është një pengesë në dëshirën për të marrë pjesë në kupat e Evropës këtë sezon.

Në pjesën e parë rastin më të mirë për të shënuar e pati Vitija i Skënderbeut por goditja me kokë shkoi mbi traveresë. Korçarët madje shënuan me Elvi Berishën por anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.

Kukësi u rikthye tek fitorja pas thuajse dy muajsh dhe këtë e bëri me një goditje të fortë 3-0 ndaj Kastriotit. Të gjithë golat e ekipit të Josës u shënuan në pjesën e dytë. Eze siguroi avantazhin në minutën e 50 dhe më pas dyfishoi në të 59. Llogaritë i mbylli Bruno Lulaj në minutën e 72.

Tv Klan