Kukësi mposht Apoloninë, fierakët bien në Kategorinë e Parë

Teuta ka hedhur një tjetër hap para në garën për titullin në Kategorinë Superiore. Durrsakët mposhtën jo pa shumë probleme 2-1 Kastriotin në Kamëz, duke mbajtur distancën me ndjekësit. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini dominoi kundërshtarin, gjithsesi u desh minuta e 42-të që Emiliano Vila të kalonte në avantazh Teutën.

Me fillimin e pjesës së dytë, Dejvi Bregu dyfishoi shifrat, ndërsa Rezi 20 minuta para fundit vulosi rezultatin përfundimtar në 1-2 për Teutën. Vijon forma e mirë e Kukësit, që triumfoi 3-0 përballë Apolonisë, me fierakët që bëhen ekipi i parë që bie një kategori më poshtë. Apolonia grumbulloi 20 pikë në 33 javë dhe tre javë nga fundi rikthehet aty ku ishte një sezon më parë. I zhgënjyer për këtë rezultat u shfaq dhe trajneri i Apolonisë, Fabrisio Kamarata.

“Më vjen keq për qytetin e Fierit që pas këtij rezultati ramë nga kategoria. Ne dhamë maksimumin por nuk i’a arritëm”
, tha Kamarata.

Vllaznia mban ende gjallë shpresat për titull, pas fitores minimale 1-0 ndaj Bylisit. Ballshiotët pësojnë disfatë që mund të kushtojë, pasi Bylis gjendet aktualisht në zonën e ftohtë të klasifikimit. Në barazim 0-0 u mbyll sfida në Kurbin mes Laçit dhe Skënderbeut, duke bërë që skuadra e Shpëtim Duro të blindojë vendin e tretë të klasifikimit, ndërsa korçarët qëndrojnë në zonën play-out.

Klan News