Do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në këtë fundsezoni. Ernest Gjoka do të shkojë me Vllazninë në Durrës aty ku do të luhet sfida e mbijetesës në Superligë

“Është e rëndësishme për momentin ku ndodhemi dhe të mbajmë larg kundërshtarin. Ka një lloj angazhimi tej mase për ndeshjen e nesërme. E kemi përgatitur me seriozitet, me qetësi që të mos dalim me humbje”

, thotë Ernest Gjoka.

Sipas teknikut, kjo ndeshje nuk është vendimtare për qëndrimin në Superligë, por për të mbajtur larg kundërshtarin dhe rjedhimisht për të qenë më të qetë. Gjoka bën thirrje për qetësi dhe durim

“Nuk është vendimtare sepse kemi edhe 7 ndeshje të tjera veç kësaj. Por është vendimtare në këtë situatë që ta mbajmë larg kundërshtarin. E rëndësishme është që treni jonë të ecë dhe të mos ndalojë”.

Vllaznia e vendit të tetë është vetëm 3 pikë larg Teutës. Shkodranët luftojnë për qëndrimin në superiore ashtu si edhe durrsakët.

Tv Klan