Kryesocialisti Edi Rama më në fund ka gjetur zëvendësuesen e të shkarkuarit Saimir Tahiri nga drejtimi i fondacionit politik, “Qemal Stafa”, njohur ndryshe si Akademia Politike e PS-së. 

Zv/ministrja e re e Drejtësisë Teuta Vodo do të jetë drejtoresha e këtij fondacioni.

Vodo po ashtu prej pak kohesh ka zëvendësuar edhe Arta Daden si sekretare për punët e jashtme. Këto tri detyra e kanë berë Vodon të deklaroje se tashme ndjen privilegj, përgjegjësi dhe  falënderime për Kryeministrin dhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Prezantimin e Vodos në krye të fondacionit Qemal Stafa, kryeministri Rama e kreu në një takim me të rinjtë socialistë ku u shpjegoi se pengesë për Reformën në Drejtësi kishte qenë LSI që kishte kërcënuar rrëzimin e qeverisë së tij në mandatin e parë.

Klan Plus