Takimi mes Anxhit dhe Xhonit i transmetuar mbrëmjen e sotme në “Love Story” ishte i mbushur plot me emocione. Në një moment, Xhoni kërkon që t’i japë konkurrentes një puthje në buzë, por ajo nuk pranoi duke i thënë se është diçka shumë intime dhe nuk kanë pse e shohin të gjithë. Nga ana tjetër, fronisti e ka mirëkuptuar zgjedhjen e Anxhit.

Ky takim u komentua mbrëmjen e sotme në formatin e dashurisë dhe solli mjaft debate në studio. Ka qenë Bleona ajo e cila e ka pyetur Xhonin që nëse është gati të mos dalë me femra të tjera, ndërsa ky i fundit është shprehur se nuk e bën dot diçka të tillë. Nga ana tjetër, ka qenë Anxhi e cila ka thënë se ashtu si Xhoni, edhe ajo është aty për të njohur si atë ashtu edhe Kristin.

Bleona: A mund të të bëj një pyetje, jam dakord me Xhonin, për mua do të doja të shikoja me Anxhin deri në fund të spektaklit të shikoja se si do të përfundojë kjo marrëdhënie mes tyre. Kam një pyetje për Xhonin: Jam shumë dakord për pritshmëritë e tua ndaj Anxhit dhe Anxhi në njëfarë mënyrë ta kam provuar sepse e ktheu Kristin para dy javësh. Tani a duhet të presë ajo të njëjtën gjë, që të mos dalësh me asnjë vajzë tjetër. Ti a je i përkushtuar? Unë dua thjesht të di a je gati t’i përkushtohesh Anxhit në të njëjtën mënyrë si ta ka provuar ajo.

Xhoni: Është një pyetje shumë e mirë. Kjo është loja se çfarë kemi ne këtu. Unë kam ardhur këtu që të gjej grua dhe unë këtij (flet për Kristin) të ia lejoj të dalë me gruan time nuk ia lejoj.

Bleona: A je gati ti të mos dalësh me asnjë femër  tjetër?

Xhoni: Anxhi e ka mënyrën në sytë e mi, të kaloj jetën me të.

Bleona: A je ti gati të mos dalësh me asnjë vajzë tjetër?

Xhoni: Nuk e bëj dot.

Bleona: Atëherë pse nuk i beson Anxhit që të dalë me Kristin sepse ajo është një vajzë me karakter, me taban, ti nuk duhet të kesh frikë nga Anxhi.

Xhoni: Nuk dua, nuk kam qejf. Nuk dua të dali, ajo e ka vetë në dorë.

Anxhi: Unë këtë pjesën e përqafimeve me të gjitha, e kam thënë se jam ndjerë pak xheloze, por nuk mundem që ta ndaloj Xhonin të bëjë këto gjëra. Xhoni është aty për të zgjedhur të gjitha nga vajzat dhe unë jam për t’iu zgjedhur të dy dhe ti nuk më vë dot kusht nëse ti nuk je i sigurtë vetëm me mua./tvklan.al