Karl R. Wolfe, ish-rreshter i Forcave Ajrore amerikane, i cili pretendonte se kishte para foto sekrete të NASA-s të një baze aliene në Hënë, ka humbur jetën.

74-vjeçari ndërroi jetë në një aksident tragjik që ndodhi më 10 Tetor në New York. Ai po udhëtonte me biçikletë kur u përplas në pjesën e pasme të një traktori. Ish-rreshteri u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda.

Në vitin 2001, Karl R.Wolfe u bë i njohur në media pasi pretendonte se kishte parë prova fotografike të një strukture aliene në pjesën anësore të Hënës. Sipas pretendimit të tij, struktura ishte një ndërtesë e madhe me shumë persona të huaj brenda saj, të veshur me rroba civile dhe të shoqëruar nga përkthyes. Kjo ishte një pamje e çuditshme, sipas tij.

Pasi u largua nga shërbimi në Forcën Ajrore, ish-rreshteri punoi në Universitetin e Buffalo duke poseduar dy diploma, atë të Antropologjisë Sociale Kulturore dhe të Inxhinierisë Elektronike. Karl R.Wolfe nuk u martua asnjëherë dhe nuk kishte fëmijë.

/tvklan.al