Në një deklaratë të gjatë për mediat zv. kryeministiri i  Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të vazhdojmë punojmë për demokracinë e vendit.

Asgjë nuk mund ta ndalë punë e institucioneve, është shprehur ai. “Këto veprime do të tejkalohen, sepse ato ulin imazhin e Kosovës,” ka thënë Thaçi duke ftuar opozitën që të ulet në dialog.

Ndërkohë një tjetër çështje për të cilën është pyetur , ka qenë dhe zgjedhja e presidentit, e cila sipas tij, do të realizohet sipas afateve të Kushtetetës, në përputhshmëri të procedurave dhe me një trasparencë të plotë.

“Qëndrime e mia janë të qarta, ne do të punojmë për shtetin e Kosovës. Nuk do te terhiqemi nga axhenda jonë shtetformuese.“, ka përmbyllur deklaratën e tij, Thaçi.

Pas Thaçit, edhe Fatmir Limaj, kreu i Nisma për Kosovën, ka dalë në një deklaratë për shtyp. Ai ka thënë se ata kërkojnë që kjo qeveri të japë dorëheqjen dhe që të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme. “Kjo është zgjidhja e vetme. Nuk mund te ketë seanca në këtë gjendje politike”, ka thënë ai./tvklan.al