Kosova nuk mund të mbahet e bllokuar

Hashim Thaçi ka firmosur mandatimin e Albin Kurtit për kryeministër dhe tani është në pritje që kreu i Vetëvendosjes ta marrë këtë mandat që qëndron në zyren e Presidentit të Kosovës ose ta refuzojë atë.

Lajmin e ka pohuar vetë kreu i shtetit i cili thotë se vendi nuk mund të vazhdojë të qëndrojë i bllokuar dhe se vullneti i qytetareve që votuan në 6 Tetor duhet të respektohet duke u krijuar qeveria e re sa më parë.

“Vendimi im që e kam nënshkruar që Albin Kurti është mandatuar si kandidat për kryeministër, është në tavolinën time dhe pret. Adresa e zgjidhjes së këtij ngërçi është tek partitë politike ende, ndërsa në momenti kur kalon në një fazë tjetër presidenti i vendit, duke ushtruar të drejtën kushtetuese, do të punojë me tërë potencialin në bashkëpunim me partitë që të garantohet funksionimi demokratik i institucioneve…”

Presidenti Thaçi ka deklaruar disa here publikisht se do të ndërmarrë masat ligjore dhe kushtetuese për të mos e lënë vendin pa qeveri. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan në Kosovë, por rezultati u certifikua vetëm në fund të Nëntorit.

Prej atëherë po mbushen afro 2 muaj dhe 2 forcat që dolën të parat në këto zgjedhje Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe LDK e Isa Mustafës nuk po arrijnë dot një marrëveshje për ndarjen e posteve në qeveri dhe atyre të Presidentit dhe kryetarit të Kuvendit.

Tv Klan