Mohojnë akuzat për krime gjatë luftës së UÇK-së

Ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi dhe ish-Zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi janë paraqitur në seanca të ndara para Dhomave të  Specializuara, ndërsa të dy janë vetë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave të Gjykatë Speciale.

I emocionuar, Krasniqi i cili u paraqit i pari në seancë, ka thënë se që nga dita e parë e arrestimit nga specialja u trajtua si kriminel dhe ndaj tij është bërë padrejtësi e madhe. Tha se ndihet i fyer për ndasi fetare, duke përmendur faktin se është shqiptar, as katolik e as mysliman. Sipas tij e gjithë kjo “maskaradë”e ka adresën në Beograd dhe te mbështetësit e politikave të saj, kudo qofshin ato.

I ashpër me Dhomat e Specializuara ishte edhe avokati mbrojtës i ish-Presidentit Thaçi, i cili kundërshtoi sjelljen në pranga të Thaçit në seancë  si dhe kritikoi Dhomat e Specializuara për mungesë të simboleve të Kosovës. Ka pyetur se ku janë pretendimet për vjedhje të organeve njerëzore dhe historia e Shtëpisë së Verdhë.

Avokatë të mbrojtës kanë thënë se javët e ardhshme do të kërkojnë lirim me kusht për Thaçin e Krasniqin. Ata akuzohen nga Gjykata Specialen për krime kundër njerëzimit, vrasje të paligjshme dhe torturime gjatë luftë së fundit në Kosovë. Të martën para gjykatësit do të paraqitet ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli, ndërsa të mërkurën Rexhep Selimi.

Tv Klan