Thaçi: Dialogu me Serbinë për asosacionin, i rrezikshëm


Thaçi: Dialogu me Serbinë për asosacionin, i rrezikshëm

00:25 16/09/2020


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur të rrezikshëm dialogun me Serbinë për çështje të krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Për Thaçin, bisedimet për këto çështje janë axhendë e Serbisë dhe se kjo çështje është e para një dekade.

Sipas tij, parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm dhe se marrëveshjet e nisura në Washington duhet të përfundojnë atje me marrëveshjen finale.

Këto komente Thaçi i ka bërë pas përfundimit të ceremonisë së festimit të vitit të ri hebraik ku kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan, bëri të ditur se këmbimi i letrave për njohjen reciproke ndërmjet Izraelit dhe Kosovës do të ndodh pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara dhe Bahreinin.

Ndërsa nëpërmjet një letre kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Kosova dhe Izraeli do të nisin një epokë të re bashkëpunimi.

Tv Klan




Të ngjashme