Kosova do të nderojë me medaljen me të lartë Presidentine Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e çështjeve ekonomike me Serbinë.

Reuters shkruan këtë të premte se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar Trumpin do i akordojë medaljen për “Urdhrin e Lirisë”.

Po ashtu dhe dy ndihmësit e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe Richard Grenell do marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.

Si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në fillim të këtij muaji, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord të punojnë në lidhjet ekonomike,por çëshjen për normalizimin politik./tvklan.al