Presidenti i Kosovës Hashim deklaron se do të japë dorëheqjen nëse vërtetohen akuzat e Gjykatës Speciale të Hagës për krime lufte ndaj tij.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, në intervistën përballë gazetarit Blendi Fevziu, Thaçi është shprehur i vendosur në qëndrimin e tij.

Blendi Fevziu: Nëse konfirmohet akuza, do të jepni dorëheqjen si President?

Presidenti Thaçi: Natyrisht se po!

Presidenti i Kosovës është pyetur edhe nëse akt-akuza e bërë publike pak ditë përpara vizitës së tij në Uashington, Hashim Thaçi u shpreh se nuk ka fakte të tilla.

Nuk kam ndonjë fakt, mirëpo është prerë rruga ime për një marrëveshje në Uashington. Rruga më është prerë, por marrëveshja përfundoi, u krye. Roli i SHBA është i pazëvendësueshëm në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë”. /tvklan.al