Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me ftesë të homologut turk, Recep Tayyip Erdoğan, sot udhëtoi për në Stamboll, ku do të marrë pjesë në hapjen solemne të aeroportit të ri të Stambollit.

Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti do të jenë krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës. Aeroporti i ri i Stambollit po hapet në Ditën e Republikës së Turqisë. /

tvklan.al