Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen më 29 Prill në Berlin.

Takimi i tyre do të zhvillohet në kuadër të samitit të krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Gjermania dhe Franca.

Kreu i shtetit serb konfirmoi pjesëmarrjen në këtë samit dhe tha se do të takohet edhe me homologun Thaçi dhe Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezull që pas vendosjes së taksës për produktet serbe nga qeveria kosovare.

Tv Klan