Fytyrat nuk u qeshnin aspak presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç para fillimit të takimit me shefen e diplomacisë europiane Federika Mogerini. Po ashtu, shumë pak optimistë, dolën nga takimi që përfundoi pak para mesdite.

Dy liderët diskutuan se në si duhej zgjidhur përfundimisht çështja e Kosovës. Por ja se si e vlerësoi takimin kreu i shtetit kosovar.

“Ndoshta më i shkurtri dhe më i rëndi prej të gjitha takimeve që kemi zhvilluar në këto 6 vitet e fundit. Unë ende shoh dritë në fund të tunelit megjithëse do jetë jashtëzakonisht e vështirë për arsye se Serbia ende mendon se Kosova është pjesë e saj, ende jeton me e së kaluarës.”

Ndërsa presidenti serb, zgjidhjen nuk e sheh aspak të afërt.

“Kompromisi i vetëm i ofruar nga partitë politike të Kosovës dhe në veçanti nga presidenti Hashim Thaçi është njohja e pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk funksionon. Nëse të dyja palët janë të pakënaqura në të njëjtën masë kjo do të thotë se duhet ta arrijmë një zgjidhje kompromisi, të bëjmë lëshime. Por në këtë pikë nuk jemi fare afër”, tha Vuçiç.

Zgjidhja e çështjes së Kosovës është kusht për integrimin europian të të dy vendeve. Pavarësisht se kompromisi është ende larg, zyrtarët u kanë bërë thirrje palëve që platformën përfundimtare duhet ta kenë gati brenda vitit 2019, në mënyrë që të mos mbeten prapa me afatet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian ku si objektivi më mundshëm shihet viti 2025.

Tv Klan