Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Thaçi në një intervistë me gazetari Blendi Fevziu ka folur për dosjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti komentoi rrjedhjen e dosjeve nga Prokuroria Speciale dhe tha se duhet pritur që të flasin autoritetet kompetente për këtë çështje.  

Unë mendoj se është një lajthitje. Nuk dihet vërtetësia e dokumenteve. Duhet kohë që autoritetet kompetente të thonë fjalët e tyre, unë mendoj se deri sa të vërtetohet se janë origjinale dhe të vërteta apo rrjedhje të gjykatës duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Thaçi.

Thaçi foli dhe për pyetjen e tij në Hagë dhe shtoi se nuk ishte pyetur për këto dokumente. “Nuk është e lehtë që janë materiale të gjykatës speciale. Unë kam qenë katër ditë intervistim në Hagë dhe unë nuk janë i ballafaquar me këto gjëra”, shtoi ai.

Më tej presidenti u shpreh se Hagë është pyetur që nga dita që është lindur dhe për të gjithë aktivitetin jetësor.

Unë nuk mund të flas pasi janë gjëra konfidenciale. Jam pyetur për tërë aktivitetin tim jetësor, politik të luftës. Jam pyetur prej ditës që kam lindur. Është narrativa që bëhet për personin që kanë në hetim”, tha Thaçi./tvklan.al