Thaçi flet për idenë e bashkimit kombëtar: Të bëhet me referendum



Thaçi flet për idenë e bashkimit kombëtar: Të bëhet me referendum

23:23 24/09/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur për idenë e bashkimit kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidenti u shpreh se kjo është “një ëndërr e të gjithë shqiptarëve që të jetojnë në një territor”, dhe shtoi se një ditë mund të ndodhë.

Më tej kreu i shtetit tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar me flamurin kombëtar, janë bërë beteje me flamurin kombëtar dhe janë marrë vendime të rëndësishme me flamurin kombëtar.

Kosova ka institucionet e veta, ka parlamentin e vetë, ka marrë vendimet legjitime dhe unë kam besim të plotë se vazhdimi i punës së përbashkët të dy qeverive do të krijojnë rrethana shumë të mira për punë të përbashkët për interesa të përbashkët dhe jam i bindur që në një kohë shumë të afërt kudo që jetojnë shqiptarët do jenë nën ombrellën euroatlantike“, tha Thaçi.

Ai shtoi se bashkimi kombëtar duhet të ndodhë me referendum, ku të jetë populli ai që të vendosë dhe jo politika, pasi nuk ka besim tek kjo e fundit.

Për sa i përket bashkimit kombëtar, unë kam një ide… nuk mendoj se bashkimi kombëtar mund të vijë përmes qeverive. Ne duhet të gjejmë një rrethanë të përshtatshme që në një moment të organizojmë një referndum andej e këndej. Unë kam një perceptim se individ të elitave janë pengesë për bashkimin kombëtar dhe flasin shumë por kur vjen puna për bashkimin kombëtar…”, u shpreh Thaçi./tvklan.al




Të ngjashme