Presidenti i Kosovës do publikojë qëndrimin e tij

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pritet të flasë sot për herë të parë për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Ai vetë ka lajmëruar se do tu drejtohet qytetarëve me një fjalë nga zyra e tij.

Më herët Thaçi është shprehur se askush nuk mund të rishkruaj historinë e Kosovës.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për eliminimin e gati 100 personave.

Për shkak të këtyre akuzave dështoi edhe takimi i parashikuar të shtunën në Uashington.

Tv Klan