Ambasadori francez në Beograd kërkoi falje publike për trajtimin që protokolli shtetëror francez i bëri Presidentit Vuçiç në ceremoninë e 100-vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore në Paris. Beogradi nuk e fshehu pakënaqësinë që  oraganizatorët francezë e ulën Presidentin serb në një vend më pak të dukshëm se ai kosovar

“Nuk e di ç’ndodhi në Paris. Thaçi mbase ishte në fokusin e kamerave. Ishte një gabim për të ardhur keq dhe i lutemi Presidentit Vuçiç dhe popullit serb të pranojë ndjesën tonë”.

Megjithatë Frederic Mondoloni thotë se Franca është një aleate historike e Serbisë.

“I qëndrojmë shumë pranë Serbisë, që humbi 1/3-tën e popullsisë në Luftën e Parë Botërore, 62% të meshkujve.

Presidenti ynë Macron do të vizitojë Serbinë në fillim të Dhjetorit. Kjo ka rëndësi të madhe sepse asnjë president francez nuk e ka vizituar Serbinë në 17 vjet”.

Në ceremoninë e të dielës, Thaçi u ul në radhën e dytë prapa liderëve më të rëndësishëm botërorë si Trump, Merkel, Putin e Macron, të cilët gjithë kohës ishin në fokusin e kamerave të mediave ndërkombëtare.

Tv Klan