“Propozoni sa më shpejt një Kryeministër të ri”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka shkruar për herë të tretë një letër kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i kërkuar emrin e mandatarit. Thaçi, në letrën e tretë drejtuar Kurtit, i jep ultimatum që brenda “një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi, të propozoni kandidatin për kryeministër për të formuar Qeverinë”.

“Askush nuk ka të drejtë t’i privojë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Kuvendin e Kosovës për të pasur kandidatin/en për Kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën e tij/saj për të zgjedhur Qeverinë siç përcaktohet në nenin 65 (8) të Kushtetutës”.

Në një letër të fundit, që kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka nisur presidentit Thaçi, është thënë se ky i fundit po “përdor standarde të dyfishta kur po kërkon emrin e mandatarit nga Vetëvendosje” dhe se “vendi duhet të shkojë në zgjedhje menjëherë pas kalimit të situatës me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi”.

Në këtë shkresë ju nuk keni propozuar kandidatin, por as nuk e keni refuzuar një gjë të tillë. Duke marrë parasysh kërkesat që ua kam përcjellë, përsëri ua rikujtoj se jam në pritje të përgjigjes suaj për të propozuar kandidatin/en”.

Për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe kërkesat drejtuar LVV-së për mandatarin, presidenti Thaçi ka diskutuar edhe me ambasadorët e vendeve të Quntit në Kosovë. Qytetarët e Kosovës kërkojnë dhe kanë nevojë për një qeveri me mandate të plotë, sidomos në rrethanat emergjente të shkaktuara nga pandemia u ka thënë Thaçi ambasadorëve.

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë aprovimin e Këshillit Drejtues për koalicion me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate për të formuar qeverinë pas shterimit të mundësive kushtetuese nga LVV-ja për të bërë një gjë të tillë.

Tv Klan