Çështja e dialogut me Serbinë që do të prodhonte një marrëveshje historike, tarifat mbi produktet serbe vendosur nga qeveria e Ramush Haradinaj, vazhdojnë të jenë në qendër të aktualitet politik në Kosove. Lidhur me këto çështje, por jo vetëm, gazetarja e ABC News Bruna Çifligu ka zhvilluar një intervistë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Pyetje: Zoti President, në Samitin e Diasporës të mbajtur në Tiranë, jënë shprehur jo për ndarje të Kosovës, jo për shkëmbim territoresh por për korrigjim territoresh. Në fak ka pak transparencë dhe shumë aludime mediatike lidhur më këtë çështje që nga vera e vitit të kaluar e deri më sot. Çfarë konkretisht nënkuptoni me korrigjim territoresh?

Hashim Thaçi:

Dua ta ritheksoj edhe njëherë se nuk do ketë në asnjë rrethanë dhe në asnjë çmim ndarje të Kosovës. Nuk do këtë në asnjë rrethanë pazar dhe për atë që flitet shkëmbim territoresh. Nuk do të lejojmë asociacion të kumunave me shumicë serbe sepse ajo nënkupton themelimin e një Republike Serbska në Kosovë që e defunksionalizon shtetin e Kosovës. Por nuk do të lejojmë askënd të na mohojë të angazhohemi në realizimin e aspiratës së qytetarëve të Preshevës dhe Bujanocit, të aspiratës legjitime të tyre për t’iu bashkangjitur Republikës së Kosovës. Shpresoj që gjthmonë të realizohet. Kur jemi të bashkuar mund të realizohet.

Pyetje: Kur flisni për bashkim, flisni se mund t’i bashkoni, pra jeni optimist nga ana juaj. Por nga ana tjetër ka pengesa ky proces. Vetë në Kosovë ju nuk kemi mbështetjen e ekzekutivit. Kryeministri Haradinaj, nëpërmjet tarifës, duket se procesi i dialogut është stopuar. Si do të arrihet kjo marrëveshje, kur dialogu për momentin është i stopuar?

Hashim Thaçi:

Realisht kemi një proces dhe një status-quo të paqëndrueshme që shënon regres për Kosovën për fat të keq. E në të njëjtën kohë kemi një raport me potenciale për rrezikshmëri për raportet Kosovë – Serbi, por edhe për paqen dhe stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor.

Pyetje: Kemi vështirësi në procesin e vazhdimit të dialogut, vështirësi këto që kanë sensibilizuar edhe SHBA dhe BE?

Hashim Thaçi:

Njerëzit e Kosovës duan paqe, duan stabilitet, duan progres, duan zhvillim ekonomik, duan një jetë më të mirë.

Pyetje: A keni një plan konkret se si do të arrihet kjo, pasi nga ana e Kryeministrit Haradinaj nuk ka një tërheqje pas për heqjen e tarifës. Vazhdon të jetë i vendosur?

Hashim Thaçi:

Ka shumë rëndësi që delegacioni i SHBA që ishin në Kosovë ku janë takuar të gjithë zv.Kryeministrat dhe partnerët e koalicionit kanë shprehur gadishmërinë e tyre që të punohet në tejkalimin e kësaj pengese që ka qenë e drejtë në raport me Serbinë. Por që ka arritur efektin e vet dhe tani duhet t’i hapet mundësia dialogut dhe duhet t’i hapet mundësia që BE së bashku me SHBA të punojnë së bashku me ne dhe me Serbinë në mënyrë sikurse edhe Maqedonia dhe Greqia që arritën marrëveshje pas 27 vitesh dhe që i hapi perspektivën Maqedonisë për NATO, të hapet dhe perspektiva edhe dialogut, edhe marrëveshjen, edhe perspektiva e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Çdo cënim i raporteve të Kosovës për politikat ditore në raport me SHBA është realisht një tentim mbytje për të ardhmen e Kosovës, megjithëse nuk do e lejojmë të ndodhë.

Pyetje: Përmendët shpesh SHBA, partnerët ndërkombëtarë, mirëpo në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Gjenerali amerikan e anuloi vizitën. Gjithashtu zyrtarët amerikanë të pranishëm një ditë më parë në Prishtinë janë shprehur se taksa mund të minojë marrëdhëniet me SHBA. A mund të ndodhë kjo zoti President? Si janë marrëdheniet me Kosovës dhe SHBA-së aktualisht?

Hashim Thaçi:

Unë ndihem shumë krenar që jam president i një vendi me një popullatë më pro amerikane në botë. Ky vullnet i qyteraëve të Kosovës është edhe vullneti im si President i vendit, por edhe vizioni i skenës politike kosovare me përjashtim të individëve të caktuar. Këta njerëz me këto politika ditore nuk do t’i lejojmë të cënojnë raportet tona të përjetshme, speciale me SHBA. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë udhëheqëse në procesin e Pavarësisë së Kosovës. Prandaj mbi çdo ego personale të çdokujt duhet të ndiqen standardet, kriteret dhe vlerat euroatlantike. Ne duhet ta kuptojmë se as nuk do ishim të lirë dhe as të pavarur pa SHBA, dhe pretendimi për cënimin e raporteve me SHBA është i rrezikshëm por nuk do lejojmë që të bëhet realitet.

Pyetje: Si është situata aktuale politike brenda në Kosovë dhe sa mbështetje keni ju për nismën tuaj atje?

Hashim Thaçi:

Ndihem shumë mirë që opinioni publik në Kosovë, mbi 70% e mbështet procesin e dialogut. Duan që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, duan që të ketë paqe, duan që edhe Kosova të fitojë njohjen nga 5 vendet e BE që ende nuk e kanë njohur që të jetë pjesë e OKB dhe të lëvizë më shpejt drejt NATO-s pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës të mbështetur drejtpërdrejt nga SHBA, dhe gjithashtu të fitojmë një njohje globale. Me idenë time për përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën është një mbështetje mbi 80% në Kosovë e 99% në Preshëvë.

Pyetje: Kohët e fundit në media ka qarkulluar një draft-marrëveshje përfundimtare, sa të vërteta ka në atë draft-marrëveshje zoti Thaçi?

Hashim Thaçi:

Delegacioni shtetëror i Kosovës ka nxjerrë një rezulutë nga Kuvendi i Kosovës, po punohet për një ligj për dialogun dhe po punohet për të nxjerrë një platformë për dialogun dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Prandaj gjëra të tilla janë spekulative plotësisht të paqëndrueshme. Askush nga Kosova nuk ka punuar në ato çështje dhe botime të tilla, drafte të tilla janë spekulative, dashakeqëse dhe Kosova nuk qëndron në këtë proces.

Pyetje: Jeni shprehur shpesh qoftë gjatë viti të kaluar, por edhe gjatë këtij viti, që 2019 do jëtë një vit historik pasi do mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare historike mes Kosovës dhe Serbisë. Deri më tani si po vijon gjithë ky proces. A ka shanse të arrihet kjo marrëveshje?

Hashim Thaçi:

Unë besoj se është momenti më i duhur për arritjen e marrëveshjes dhe viti 2019 do jetë viti i përmbylljes së këtij procesi dhe tani kemi edhe një angazhim direkt të SHBA dhe vëtë Presidentit Trump me dy letra të dërguara edhe mua si Predident i vendit por edhe në rastin për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku thekson shumë qartë nevojën që të arrihet kjo marrëveshje. Fokusin që do të kënë SHBA dhe këshillat që na japin që të lëvizim drejt marrëveshjes përfundimtare për të arritur një paqe të qëndrueshme nga kjo ndasi e përhershme në raport me Serbinë. Këto këshilla duhet të respektohen maksimalisht sepse çdoherë që ne kemi punuar dhe dëgjuar këshillat e SHBA, por edhe të partnerëve të tjerë kemi dalë mirë. Sikur ka ndodhur në Rambuje që fituam nga bombardimet e NATO-s kundër serbëve. Sikur kemi punuar për procesin e dialogut, për Pavarësinë e Kosovës, siç kemi punuar bashkë për themelimin e ushtrisë dhe tani nuk duhet të ketë asnjë hezitim dhe askënd nuk do lejomë të cënojë raportin tonë të përjetshëm me SHBA. SHBA janë jo vetëm nevojë për Kosovën, po janë vlerë, standard dhe mëshirim i vlerave të qytetarëve të Kosovës.

/

abcnews.al