Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk tërhiqet nga ideja për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Përmes rrjetit social Facebook, Thaçi kërkon mbështetjen e partive politike në Kosovë për këtë propozim.

Presidenti kosovar shprehet se bashkimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me territorin e Kosovës është një e drejtë që duhet të bashkojë të gjitha partitë politike dhe institucionet.

Thaçi synon që kërkesën për bashkimin e luginës me Kosovën t’a shtrojë për dialog me homologun serb Vuçiç në kuadër të rishikimit të kufijve mes dy vendeve.

Por fillimisht, ai duhet të marrë mbështetjen e partive parlamentare kosovare që janë të ndarë për këtë çështje.

Tv Klan