Thirrje koalicionit qeverisës të propozojë kandidatin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e qeverisë së Kosovës.

Në këtë letër të Presidentit thuhet se si koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar qeverinë.

Nëse ajo përbërje e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet qeveria, atëherë presidenti i shpall zgjedhjet që duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Menjëherë ka reaguar lëvizja Vetëvendosje e cila po e kundërshton këtë vendim, ndërsa ka paralajmëruar mbledhjen e nënshkrimeve për shpërbërjen e Kuvendit.

Ndërsa më herët kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se edhe AAK-ja është e interesuar të shpërbëj Kuvendin dhe se do t’i bashkohet mocionit për një gjë të tillë.

Edhe LDK-ja gjithmonë është deklaruar se është pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme derisa nesër e kanë Kuvendin Zgjedhor ku pritet të zgjedhin liderin e partisë.

Tv Klan